Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 10:03

Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet, nga rinovimi i xhamisë deri tek ndriçimi!

Nga Edel Strazimiri

Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se së shpejti do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.

Ai theksoi se ndërhyrja në këtë monument unik do të ruajë historinë duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Ministri publikoi gjithashtu edhe detaje nga ky projekt i cili parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë si monopate, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik, duke i dhënë Kalasë së Borshit ndriçim edhe në mbrëmje.

Projekti financohet nga Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me MTKS dhe Bashkinë Himarë. Kalaja e Borshit ndodhet 500 metra mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.

 Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat