“Resorti në Sazan po dizenjohet”, investimi 1.4 mld dollarë - Jared Kushner: Po tërheqim disa nga markat më të mëdha në botë
Projekti për kthimin e ishullit të Sazanit në një vend ku do të pushtohet nga turistët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet të marrë formë. Në fjalimin e tij online në forumin ekonomik ndërkombëtar të titulluar “Future Investment Initiative Europe”, që u mbajt më datë 17 maj po në Tiranë, Kushner foli për resortin turistik me vlerë 1.4 miliardë dollarë.
“E vetmja që e di me siguri është vetja ime, gruaja dhe familja ime. Pra, po e dizajnojmë këtë vend në mënyrë që të jetë një vend ku ne do të donim të kalonim verën. Dhe sa herë ua tregoj miqve tanë, ata më thonë: ‘Duam edhe ne një vend aty pranë’. Po tërheqim disa nga markat më të njohura në botë që duan të bëhen pjesë e kësaj. Dhe mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Pra, po e dizajnojmë si vendi ku ne vetë do të donim të kalonim verën, dhe nëse e realizojmë mirë, besoj se edhe shumë familje të tjera do të duan të kenë një shtëpi aty ose ta vizitojnë shpesh”, – u shpreh Kushner.
I pyetur, Kushner tregoi dhe si lindi ideja për të marrë një iniciativë të tillë për të investuar në sektorin e turizmit në Shqipëri.
“Kur isha në sektorin e pasurive të paluajtshme, gjithmonë më tërhiqnin tregjet që ishin të nënvlerësuara, por kishin të gjithë elementët e duhur. Në Nju Jork, isha në SoHo para se të bëhej shumë i njohur. Në Brooklyn para se të bëhej trend. Dhe në Jersey City para se të bëhej interesant. Të gjitha këto kishin të njëjtën gjë me Shqipërinë – themeli i duhur, por njerëzit nuk e kuptonin ende. Ndihesha sikur ishim dhjetë vjet përpara trendit. Po ashtu, përmasa, shkalla e mundësive dhe elementi qeveritar që ndihmon zhvillimin. Kemi pasur shumë sukses në Europë. Nuk kemi bërë shumë, por kemi investuar në një kompani në Gjermani që tani ka dyfishuar vlerën.”
Në të tjera gjatë fjalës së tij, Kushner tregoi se ajo çfarë e bën të veçantë zonën ku do ndërtohet resorti është pikërisht natyra. Dhe për këtë arsye, ai thotë se kanë angazhuar inxhinierët më të mirë në Europë për programet e duhura për ruajtjen e mjedisit.
Sondazh

Bisedime BE-SHBA në Romë - Palët diskutojnë mbi tregtinë, Ukrainën dhe mbrojtjen
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara mbajtën bisedime në Romë, ku temat kryesore ishin tregtia, mbrojtja dhe lufta në Ukrainë. Von......

Vota e diasporës/ Celibashi: Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi për 12 qarqet e vendit!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka......

Java nis negativisht për Dollarin – Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht sërish pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 87.2 lekë dhe është shitur me 88.4 lekë duke......

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV, ku merrnin......

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 qershori 2025. Rama shkruan se ”ky......

Celibashi: 9 kuti votimi nga diaspora të parregullta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot në një konferencë për mediat nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e Diasporës, se 9......

Britania, 1 në 10 njerëz nuk ka kursime - Rregullatori financiar: 1/4 e qytetarëve kanë qëndrueshmëri të ulët financiare
Miliona njerëz po ecin në një rrugë të tendosur financiare, me një në 10 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar që nuk kursen aspak para, sipas raportit të......

Franca në ekonominë shqiptare/ E pranishme, por jo dominuese. Partneriteti ekonomik drejt thellimit
Vizita zyrtare e Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë, vjen në një moment simbolik, por edhe me domethënie ekonomike. Ndërkohë që fokusi politik......