Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 11:11

Resortet dhe strukturat turistike në lupën e Inspektoratit të Punës - Muçaj: Turizmi prioritet, shtohen kontrolle në muajt Korrik dhe Gusht

Nga Diamila Leka

Resortet dhe strukturat turistike në lupën e Inspektoratit të

Sezoni turistik ka vënë në lëvizje edhe strukturat e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Me një urdhër të posaçëm, të firmosur nga Kryeinspektori Eljo Muçaj, inspektimet në subjektet me aktivitet të shtuar sezonal po zhvillohen nga data 23 qershor dhe do të zgjasin deri më 30 shtator 2026. Fokusi është zbatimi i legjislacionit të punës, formalizimi i marrëdhënieve të punës dhe respektimi i kushteve të sigurisë e shëndetit në punë.

“Vlerësimi i marrëdhënieve të punës në sektorin e turizmit është prioritet i Inspektoriatit të Punës, për këtë arsye ne kemi hartuar një plan konkret masash i cili ka disa pika të rëndësishme dhe ne kemi filluar me inspektimin kryesisht të strukturave të mëdha, dhe ato janë vendosur në planet tona të inspektimit, ku ky sektor ka rreth 70% të inspektimit gjatë periudhës maj dhe shtator, janë kryeisht subjektet që operojnë në këtë sektor. Dhe në maj dhe në qershor kryeisht u inspektuan dhe u vlerësua marëdhëniet e punës në resorte dhe struktura turistike më të mëdhaja.”

Sipas kryeinspektorit, kontrollet tashmë janë fokusuar edhe në strutkturat akomoduese më të vogla se resortet.

“Gjatë periudhës korrik dhe gusht, grupe të specializuara si nga rajoni por edhe nga qendra, do të jenë prezent në terren për të inspektuar ato struktura që janë më sezonale. Vlerëosjmë që ka një përmirësim të marrëdhënieve të punës apo të kushteve që lidhen me një punë të dënjë në këto struktura, kjo vjen edhe me maturitetin që ky sektor ka por edhe me nevojën për staf të kualifikuar kështu që kjo e ndërthurur edhe me punën që kanë bërë atutoritetet, ka ardhur në ndihmë të përmirësimit të kushteve të punës apo dhe vlerësimit të parametrave që duhet të ketë një punë e denjë në çdo sektor.”

Të gjitha inspektimet e kryera në kuadër të këtij urdhri do të regjistrohen në sistemin elektronik MIRA, nën kategorinë “Turizëm 2026”, për të mundësuar monitorim, raportim dhe analizë të rezultateve gjatë gjithë sezonit turistik.

Shqipëria 6 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse jo me ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java që lamë pas ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke e nisur javën......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat