Shqipëria Postuar më 7 Janar 2026, 11:41

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit/ HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës, me shkarkime të larta

Nga Fabjona Pasho

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit/ HEC-et e Komanit dhe Vaut

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa qarqe të vendit. Problematika ka pasur me daljen nga shtrati të lumenjve, si dhe me rritjen e nivelit të ujit në Hidrocentralet kryesore të vendit.

Aktualisht në Kaskadën e Drinit janë rritur prurjet dhe në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë nisur shkarkimet e ujërave, ndërkohë që në Fierzë ende jo.

Sipas të dhënave nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, prurjet natyrore në kaskadë kanë arritur vlera të larta. Në HEC Fierzë rreth 2300 m³/sek, në HEC Koman 1150 m³/sek, ndërsa në HEC Vau i Dejës 400 m³/sek.

Në total, prurjet llogariten rreth 3850 m 3 /sekondë.

Ndërkohë, edhe  Fierza 285 m, Koman 174.13 m dhe Vau i Dejës 75 m.

Sa i takon shkarkimeve, në Fierzë raportohen 0 m³/sek, në Koman 1200 m³/sek, ndërsa në Vaun e Dejës 1600 m³/sek. Shkarkimet fundore në Vaun e Dejës mbeten po në këtë nivel, 1600 m³/sek, ndërsa akumulimi i volumit total në kaskadë llogaritet rreth 2250 m³/sek, i përqendruar kryesisht në liqenin e Fierzës.

Në këtë situatë, prodhimi ditor i energjisë raportohet 12,130 MËh, teksa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat