Shqipëria Postuar më 8 Janar 2026, 16:24

Reshjet përkeqësojnë situatën/ Ambasada e SHBA apelon për kujdes në zonat e rrezikuara

Nga Scan TV

Reshjet përkeqësojnë situatën/ Ambasada e SHBA apelon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen në vend të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e identifikuara si të rrezikuara. Sipas njoftimit, situata në disa zona po përkeqësohet dhe janë lëshuar urdhra evakuimi për banorët.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu", thuhet në njoftim.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat