Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2025, 10:50

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 28 vatra, 3 janë ende aktive

Nga Hamit Yzeiraj

Reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e zjarreve - Gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga ku 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Në njësinë administrative Tërnovë, Bashkia Bulqizë, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter duke punuar për izolimin e zjarrit.

Nga ana tjetër në Xeth, Bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Në Velë, Bashkia Mirditë, zjarri është vendosur në një sipërfaqe prej 6.5 hekatrë të mbuluar me pisha. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake.

Ndërkohë në monitorim janë vatrat në Malin me Gropa në Bashkinë Bulqizë zjarri zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

Vatrat e zjarrit në Zhapokikë dhe Rehovë në Bashkinë e Poliçanit janë nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Ndërkohë në Velçan Bashkia Berat situata ndodhet nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

Shqipëria 15 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat