Reshjet e dendura, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit, nuk rrezikohemi nga përmbytjet
Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin e vendit këtë të premte, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën të ditur se situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit. Në njoftim theksohet se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik.
“Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.
Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.
Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.
Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.
Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Sondazh
Tkurret aktiviteti i biznesit në Eurozonë: Euro bie në nivelin më të ulët 2-vjeçar!
Aktiviteti i biznesit në eurozonë u tkurr papritur në nëntor, i nxitur nga një përkeqësim i mprehtë në sektorin e shërbimeve. Indeksi i Përbërës i......
Analizë/ U anëtarësuam në SEPA. Po tani?-Nga paratë e emigrantëve, tek investimet e huaja. Çfarë fitojmë konkretisht?
Prej datës 21 nëntor, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përfitimet......
Bitcoin shënon rekord të ri - Marshon drejt 100 mijë dollarëve!
Bitcoin shkeli nivelin e 99,000 dollarëve për herë të parë të enjten. Sipas Coin Metrics, çmimi i kriptomonedhës së fundit ishte më i lartë me më shumë se 4%......
BE planifikon të rrisë mbrojtjen ajrore dhe raketore me 18 shtete anëtare!
Forcimi i aftësive europiane të mbrojtjes ajrore dhe raketore është tani një nga prioritetet e bashkëpunimit ushtarak brenda BE-së. Gjithsej 18 vende anëtare......
Edhe Vatikani, në krizë për pensionet! - Sipas Papa Françeskut, fondi shtetëror mund të kërkojë ndryshime strukturore
Papa Françesku ka bërë me dije së fundmi se fondi i pensioneve i Vatikanit po përballet me një "zhbalancim serioz" që mund të kërkojë ndryshime në strukturën......
13 miliardë transaksione financiare çdo vit - Gjigantët e teknologjisë amerikane nën “lupën” e qeverisë!
Gjigantët e teknologjisë së Silicon Valley dhe të tjerët që së bashku përpunojnë më shumë se 13 miliardë transaksione financiare çdo vit përmes kuletave......
Në Tiranë, u hapën 435 më pak biznese se vjet - Cilat kategori të subjekteve ulën “qepenat” në 9 muaj?
Të dhënat e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, të përpunuara nga Scan Tv, tregojnë se në periudhën 9-mujore të......
Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” - Manastirliu: Përmban 120 mijë fjalë, dëshmi e kulturës sonë shprehimore
Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u prezantua “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe,” një......