Shqipëria Postuar më 30 Nëntor 2024, 14:56

Reshje shiu dhe dëbore në disa zona - Balluku: Punohet për pastrimin e rrugëve për qarkullim normal

Nga SCAN TV

Reshje shiu dhe dëbore në disa zona - Balluku: Punohet për

Terriori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e mjeteve. ARRSH njofton se në Rajonin Jugor reshje dëbore ka pasur në Qafë Thanë, në Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Dardhë, në Librazhd-Steblevë.

Po ashtu edhe në Rajonin Verior kanë vazhduar reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, në Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi, Kuben-Vasije, në Bulqizë, në Kukës-Bushtricë.

ARRSH bën të ditur se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset. Ndërkohë edhe OSSH është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e furnizimit me energji elektrike. Zëvendëskryeminsitrja dhe Ministre e Infrsatrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka thënë se

Rrugët në Qafë Thanë po pastrohen rregullisht nga bora për të garantuar sigurinë tuaj. Megjithatë, ju është këkuar drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm!

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat