Shqipëria Postuar më 30 Janar 2025, 12:00

Reshje shiu dhe dëbore/ ARRSH: Rënie gurësh në disa akse në Kukës e Tropojë, qarkullim normal në rrugët kombëtare

Nga Edel Strazimiri

Reshje shiu dhe dëbore/ ARRSH: Rënie gurësh në disa akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh në trup të rrugës si në Skurraj-Maqellarë, Kukës-Ura e Zapodit dhe në Tropojë.

Grupet e punës të ndodhura në terren kanë bërë menjëherë pastrimin e tyre referuar informacionit të publikuar nga ARRSH.

Sipas ARRSH, në zonën veriore në Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën për pastrimin e akseve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH njoftoi se qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, apeloi ARRSH.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat