Shqipëria Postuar më 8 Janar 2026, 10:37

Reshje intensive në të gjithë vendin - IGJEO: Vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

Nga Fabjona Pasho

Reshje intensive në të gjithë vendin - IGJEO: Vërshime

Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin prej disa ditësh vijojnë edhe këtë të enjte. Sipas institutit të Gjeoshkencave, priten reshje intensive në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri këtë të enjte, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Reshjet intensive do të përfshijnë qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat në bregdet shkojnë nga 5 / 10 °C, në vendet e ulëta 0 / 9 °C dhe në vendet malore: -5 / 4 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat