Reshje dhe rrëshqitje të tokës në fshatrat e Vlorës, prefektja Allushi: Të gjitha strukturat në shërbim të pandërprerë të komunitetit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në Qarkun e Vlorës, ku situata më problematike paraqitet në bashkinë e Selenicës. Si pasojë e shkarjes së dherave në aksin rrugor Kotë–Sevaster, pranë fshatit Vajzë, janë shembur tre banesa.
Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, së bashku me kryetarin e bashkisë Selenicë, inspektuan nga afër situatën në terren, për të vlerësuar dëmet dhe për të ndjekur ndërhyrjet e nevojshme nga strukturat përkatëse.
“Banorët po përballen me një situatë të vështirë dhe plot pasiguri. Iu bashkova shqetësimit të tyre dhe kërkova nga bashkia dhe të gjitha strukturat përgjegjëse që të jenë në shërbim të pandërprerë të komunitetit, duke i siguruar për mbështetjen e plotë të prefekturës,” u shpreh prefektja Allushi.
Më herët, prefektja e Qarkut të Vlorës, në koordinim me kryetarin e njësisë administrative Novoselë, zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave të kësaj njësie, ku u diskutua mbi masat parandaluese dhe informimi i banorëve për rrezikun e daljes së lumit nga shtrati.
“Prefektura është në terren dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës, me qëllim koordinimin në kohë reale të strukturave përkatëse dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të çdo problematike që mund të lindë,” theksoi prefektja Allushi.
Aktualisht në qarkun Vlorë situata e reshjeve paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.
Situata nga reshjet, probleme edhe me energjinë - MIE: Janë stakuar 17 fidera. Nënstacioni Kajan, jashtë pune
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit. Sipas raportit të strukturave të......
Punimet për korridorin VIII rrugor - ARRSH bën gati tenderin për spostimin e linjave të tensionit të lartë
Spostimi i linjave të tensionit të lartë në korridorin 8 do të kushtojë rreth 116.7 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për kompaninë......
Kosova, në “pushtetin” e ujit – Përmbytje në perëndim dhe qendër të vendit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se më 5 dhe 6 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht 43 milimetra shi për metër......
Kërkesë e lartë për punonjës të pakualifikuar - Mbi 270 vende pune në javën e parë të 2026-ës. Cilët dominojnë?
Viti 2026 ka nisur me një kërkesë të lartë për punonjës në Shqipëri. Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, vetëm në javën e......
Tregu “përqafon” obligacionet 20-vjeçare - Ankandi i fundit solli interes të lartë nga investitorët. Kërkesa tejkalon ofertën
Ministria e Financave ka zhvilluar ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare për këtë vit, duke shënuar një interes të lartë nga tregu për instrumentin më......
Shqiptarët në timon, çfarë preferojnë? Nga marka e parapëlqyer, kambio, lënda djegëse e deri tek vendi i origjinës
“Scan Intel” ka përpunuar me imtësi të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sa i përket mjeteteve të reja të......
Mbi 140 mijë të punësuar, detyrim për DIVA-n/ Kush duhet të deklarojë? Afati, data 31 Mars
Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin ......
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit/ HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës, me shkarkime të larta
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa qarqe të vendit. Problematika ka pasur me daljen nga shtrati të lumenjve,......


