Reshje bore, nëntori në histori - Gjoni: Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 5 vitet e fundit
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët. Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon për SCAN se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit.
“Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta. Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte” – ka thënë Gjoni.
Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.
“Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve” – shton Gjoni për SCAN.
Sondazh

Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë......

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e......

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......

Japonia, 65 mld USD për industrinë e çipeve - Investimet synojnë zgjerimin e sektorit të inteligjencës artificiale
Japonia njoftoi një plan prej 65 miliardë dollarësh për të stimuluar industrinë e çipave dhe inteligjencën artificiale. Plani synon të rrisë investimet dhe......

Rreth 3.3 miliardë lekë më shumë për e-qeverisjen/ Në vitin 2025 do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë në total
Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e qeverisjes elektronike. Sipas të dhënave, janë të disponueshme mbi 1,000 shërbime......

Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e......