Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2026, 09:58

Rënie në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe monedha europiane!

Nga Edel Strazimiri

Rënie në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë kësaj fundjave duke u dobësuar në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 81 lekë dhe është shitur me 82 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu është dobësuar përgjatë kësaj periudhë 2 ditore teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 96 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të vlerës duke fituar pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 104.8 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq nuk duket të ndryshuar vlerat gjatë këtyre dy ditëve teksa vijon i qëndrueshëm këtë fillim jave në raport me javën e shkuar duke u blerë sot me 109.5 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat