Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2025, 10:09

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kundrejt lekut?

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Sa këmbehen

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes sikurse edhe valutat e tjera kryesore duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë të martë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur me 98.2 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar rënie të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 103.5 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë nga dita e djeshme.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur zbritje të vlerës sot teksa blihet këtë mëngjes me 112.5 lekë dhe shitet me 113.9 lekë nga një ditë më parë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat