Shqipëria Postuar më 11 Qershor 2025, 10:10

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm monedhat kryesore!

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 85.2 lekë dhe është shitur me 86.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq edhe ajo ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 97.5 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë nga dita e martë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar zbritje të kuotës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 103.3 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim duke pësuar edhe ai rënie të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 114.8 lekë dhe shitet me 116.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat