Shqipëria Postuar më 19 Gusht 2026, 10:59

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të regjistrojë rënie të vlerës duke u dobësuar sërish përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 79.3 lekë dhe është shitur me 80.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje të kuotës këtë mëngjes duke u dobësuar krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë.

Franga zvicerane dhe ajo ka pasur rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure duke humbur pikë nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 97.6 lekë dhe është shitur me 99.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim nga valutat e tjera duke pasur edhe ai një dobësim të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure duke u blerë sot me 107.4 lekë dhe duke u shitur me 108.7 lekë në raport me ditën e martë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat