Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2025, 09:51

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3 lekë dhe të shitet me 84.3 lekë në raport me ditën e hënë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 96.3 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë duke pësuar kështu një rënie shumë të lehtë të kuotës nga dita e djeshme.

Franga zvicerane edhe ajo ka shënuar gjithashtu një zbritje të vlerës këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.4 lekë duke regjistruar edhe ai rënie të kuotës mëngjesin e kësaj të marte në raport me dje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat