Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2026, 09:56

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen

Dollari amerikan ka shënuar edhe këtë mëngjes sikurse dhe një ditë më parë një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe duke u shitur me 82.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon të mos pësojë lëvizje të konsiderueshme edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 96 lekë dhe është shitur me 96.7 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot në raport me ditën që lamë pas me 104.8 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 1096 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat