Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 09:47

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Si ka nisur ky muaj

Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj në rënie pasi ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 86 lekë dhe duke u shitur me 87 lekë në raport me javën dhe muajin që lamë pas.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu duket të ketë pasur një rënie të lehtë të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 97.9 dhe duke u shitur me 98.5 lekë krahasuar me javën e shkuar.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 104.2 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Paundi britanik edhe ai e ka nisur këtë muaj negativisht duke u blerë këtë fillim muaj me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 117 lekë në raport me javën e muajin që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat