Shqipëria Postuar më 11 Prill 2025, 09:27

Rënie e fortë për Paundin dhe Dollarin – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Rënie e fortë për Paundin dhe Dollarin – Si është

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 87.2 lekë dhe është shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka humbur pikë mëngjesin e sotëm edhe pse nuk shfaq ndonjë luhatje të konsiderueshme të vlerës sikurse prej disa kohësh tashmë duke u blerë sot me 98.6 lekë dhe duke u shitur me 99.3 lekë.

Franga zvicerane vijon edhe këtë të premte të rikuperojë pikë duke shënuar rritje teksa e mbyll javën pozitivisht duke u blerë me 105.4 lekë dhe duke u shitur me 106.4 lekë krahasuar me fillimin e javës.

Paundi britanik ndërkaq ka pësuar një zbritje të fortë të kuotës këtë mëngjes duke e mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 113.3 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat