Shqipëria Postuar më 14 Prill 2026, 09:47

Rënie drastike për Dollarin amerikan – Forcohen Franga dhe Paundi

Nga Edel Strazimiri

Rënie drastike për Dollarin amerikan – Forcohen Franga dhe

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie drastike të vlerës këtë mëngjes në raport me ditën që lamë pas duke humbur gati 1 pikë teksa është blerë sot me 80.7 lekë dhe është shitur me 82 lekë.

Monedha europiane sakaq nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka pasur një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të marte duke u blerë sot me 103.1 lekë dhe duke u shitur me 104.1 lekë në raport me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës këtë të martë teksa është blerë sot në raport me ditën e hënë me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat