Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2025, 12:40

Rektori i UT: Aplikuan më shumë maturantë këtë vit - Cilat janë politikat mbështetëse të studentëve në Universitetin e Tianës?

Nga Diamila Leka

Rektori i UT: Aplikuan më shumë maturantë këtë vit -

Teksa universitetet po pregatiten për nisjen e regjistrimeve, në një konferencë për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, theksoi se ky vit akademik vjen me lajme të mira, me një numër më të lartë të studentëve se viti që lamë pas.

“Këtë vit akademik, janë në një numër më të lartë se një vit që shkoi, të cilët megjithse në numër fizik janë më pak, si vjet janë 500 më shumë që do i drejtohen bangave të universiteteve dhe që në veçanti Universitetin e Tiranës, e kanë përzgjedhur më shumë të rinj nga viti i shkuar, si në numër absolut rreth 160 studentë të ardhshëm, ashtu edhe në programe studimi, mbi 1200 programe, të Universitetit të Tiranës.”

Por, për t’u ndalur në politikat mbështetëse që universiteti i Tiranës ka për studentët theksoi se mbi 2600 studentë përfitojnë bursë 100, ndërsa përmendi edhe mbështetjet e tjera të studentëve ekselentë.

“Ne kemi disa programe të konsoliduara, në disa fakultete, që kanë edhe rritje siç është drejtësia, ekonomia, shkenca sociale, histori filologjia, por kemi disa programe të cilat vuajnë kryesisht ato të mësuesisë. Përsa i përket politikave që ndjek UT, ka vite që ka student me mijëra që marrin bursë apo mbështetje. Vetëm për këtë vit akademik janë 2668 studentë që fitojnë bursën prej 100 mijë lekë në muaj, janë rreth  60 studentë që përfitojnë nga programe që kanë interes kombëtar, 400 mijë lekë të vjetra. Si dhe sipas politikave që janë vendosur mes arsimit të lartë, dhe Këshillitt ë Ministrave, studentët e ekselencës nuk paguajnë tarifë studimi, dhe studentët që kanë nën notën 9, paguajnë gjysmën e tarifës së studimit.”

Ndër të tjera, rektori Hoxha u shpreh se Universiteti i Tiranës, ka marrë përsipër trajnimin e mësuesve të ciklit parauniversitar, të drejtueseve dhe roleve të tjera që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat