Shqipëria Postuar më 4 Shkurt 2025, 13:57

“Rekrutimet në administratën publike, në bazë merite” - Cilat janë prioritetet e Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës 2024-2030?

Nga Ledina Elezi

“Rekrutimet në administratën publike, në bazë

Përgatitja e një administrate publike profesionale, efikase, inovative dhe të motivuar, që vepron në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe që ka aftësinë dhe mjetet e nevojshme në dispozicion për ta përgatitur Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është synimi kryesor i Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2024-2030, e cila sapo është publikuar për konsultim publik.

Kjo strategji parashikon rishikimin e kuadrit të plotë ligjor për nëpunësin civil, me synimin për të garantuar që rekrutimet dhe promovimet të kryhen bazuar në meritë, konkurrencë dhe transparencë për të gjitha nivelet e nëpunësve, me fokus të veçantë Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm është përmirësimi i platformës e-Albania, si dhe garantimi i aksesit të qytetarëve në ndërtesat publike përmes politikave të dedikuara për qasje të barabartë në shërbimet publike dhe mbështetje për grupet e pafavorizuara si në marrjen e shërbimeve digjitale, ashtu edhe për ndërveprimet e nevojshme fizike për marrjen e tyre. Në vijim, do të ndërmerren hapa për fuqizimin e aftësive digjitale të qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike.

Objektiv do të mbetet ndërtimi i një administrate publike që ndjek praktika të qëndrueshme mjedisore, duke minimizuar ndikimet negative në mjedis dhe promovuar politika dhe nisma të gjelbra. Kjo shtyllë përfshin komponentët e ndërgjegjësimit të punonjësve mbi administratën e gjelbër, ku nëpunësit civilë do të trajnohen vazhdimisht mbi administratën e gjelbër. Garantimi i përdorimit efikas të burimeve natyrore në institucionet e administratës publike do të përfshijë prioritizimin e komunikimit elektronik si komunikim zyrtar dhe uljen e komunikimeve shkresore me letra fizike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat