Rekord konsumi i karburantit, “bie” birra/ 8-mujori, u importuan më shumë kafe dhe cigare!
Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht përgjatë gjithë vitit, ku nuk ka më interes vetëm për vijën bregdetare por dhe për eksplorimin e zonave urbane, historike edhe malore, duke sjellë përdorim të shtuar të automjeteve.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Gusht 2025 janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 489.8 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-gusht 2024, importet e këtij produkti janë rritur me 49 mijë tonë.
Ky është një nivel rekord edhe ndër vite, i ndikuar dhe rënia e çmimit të naftës në treg. Aktualisht një litër naftë shitet mesatarisht 175 lekë për litër, çka ka nxitur lëvizshmërinë më të madhe të qytetarëve si për pushime të shkurtra ashtu edhe për pushime të gjata.
Po nga ana tjetër, nafta si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Ndërkohë, një tjetër produkt që ka shënuar rritje është kafeja.
Në 8-mujorin e parë të vitit janë importuar 6175 ton kafe, me një rritje prej 565 ton në raport me një vit më parë.
Importi i cigares, po ashtu ka marrë një kthesë tjetër në muajin Gusht, pasi përgjatë gjithë vitit ka qenë në rënie. Kështu në 8 muaj janë importuar 2257 ton, me një rritje prej 222 ton në raport me janar-Gusht 2024.
Ndërsa kthesë ka pësuar edhe importi i birrës, pasi paraqitet me rënie në raport me vitin e kaluar. Deri në Gusht janë importuar 41.2 mijë tonë, apo rreth 900 ton më pak. Rënia për këtë produkti i referohet kryesisht muajit Gusht.
Të ardhurat nga akciza përgjatë periudhës janar-gusht 2025, janë realizuar në shumën 462 milionë euro milionë euro, me një rritje prej 44 milionë euro.

Pronat në Shqipëri, “magnet” për të huajt - Si ka qenë ecuria e blerjeve nga jorezidentët në vite? BSH: Viti 2020, rekord historik
Të huajt nuk po reshtin së bleri prona në Shqipëri. Pavarësisht se gjysma e parë e vitit dëshmoi një rënie të lehtë të banesave të shitura për të huajt, me......

Nga strehimi, tek mbështetja për gratë e të moshuarit - Plani i qeverisë për të rritur mirëqënien e qytetarëve
Teksa rruga europiane e Shqipërisë kalon në reforma të thella në sektorë të ndryshëm, një prej tyre është edhe ndërtimi i një shteti social dhe......

Treni i ri Durrës-Pogradec gati për 4 vite? - Korridori VIII hekurudhor, qeveria planifikon përfundimin e projektit mbi 400 mln euro
Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin......

6 mln italianë, së shpejti në pension - Alarmi për qeverinë. Çfarë do të thotë për të punësuarit dhe arkën e shtetit?
Italia po përballet me një transformim demografik që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen e saj. Alarmi i ngritur nga INAPP (Instituti Kombëtar për......

330,5 mln lekë për rehabilitimin e rrugëve në Lezhë - Bashkia hap tenderin. Cilat janë segmentet që përfshihen?
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për rehabilitimin e rrugëve urbane. Fondi limit i përllogaritur është 330 milion e 563 mijë lekë. Investimi synon......

“Platforma “e-Kosova”, me mangësi” - Zyra Kombëtare e Auditimit publikon raportin
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Platforma e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor......

AAPSK në Workshopin Rajonal të BAMIN/ Xhaja: Forcojmë bashkëpunimin, zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të......

100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i......