Rekord financimesh nga BERZH në Shqipëri - 203 mln euro vetëm në vitin 2024. Infrastruktura përfituesi më i madh
Gjatë vitit të kaluar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) financoi projekte me vlerë 203 milionë euro në Shqipëri, duke shënuar nivelin më të lartë të investimeve në të gjitha vitet.
Në krahasim me vitin 2023, vlera e financimeve u rrit me 57 milionë euro, ose 28% më shumë. Edhe pse numri i projekteve ishte më i ulët, me 5 projekte më pak se viti 2023, vlera totale e investuar për secilin projekt ishte më e lartë.
Pjesa më e madhe e financimeve nga BERZH ka shkuar për sektorin e infrastrukturës, duke përbërë 61% të totalit, ose rreth 670 milionë euro. 33% e financimeve u orientua drejt institucioneve financiare, ndërsa 7% në korporata, përkatësisht ndërmarrje të mëdha që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Pak ditë më parë, BERZH akordoi një hua sovrane me vlerë 45.75 milionë euro për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo hua do të përdoret për të ristrukturuar një pjesë të 81.5 milionë eurove kredi afatshkurtra, të cilat OSHEE i kishte marrë nga bankat tregtare në fund të vitit 2021, për të mbuluar kostot e importeve të energjisë elektrike gjatë krizës globale të çmimeve.
Në kuadër të këtij projekti, OSHEE është zotuar të investojë deri në 45 milionë euro gjatë katër viteve të ardhshme, me qëllim përmirësimin e stabilitetit të rrjetit të shpërndarjes, mundësimin e lidhjes së burimeve të reja të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.
Në strategjinë e saj të re për Shqipërinë për periudhën 2025–2030, BERZH ka përcaktuar tre prioritete kryesore. Ndër to përfshihen, zgjerimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, rritja e qëndrueshmërisë dhe eficiencës energjetike dhe mbështetja e sektorit privat për t’u përgatitur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sondazh

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që bën thirrje për shpërbërjen e Departamentit Amerikan të Arsimit. Lëvizja......

Anulohen mbi 1300 fluturime në aeroportin e Londrës - Zjarri në një nënstacion elektrik shkaktoi ndërprerje të energjisë
Një zjarr në një nënstacion elektrik në Londër ka shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike, duke detyruar aeroportin Heathrow të mbyllet për një ditë......

Eventi kryesor i vitit për bizneset - AIDA organizon ‘Match Maker Albania 2025’!
AIDA njofton se do të organizoj eventin Match Maker Albania 2025, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioniti, cili është një mundësi......

Lista e Projekteve Kombëtare, përcaktohen kritere të reja - Propozuesit për koncesione duhet të dorëzojnë paraprakisht studimet e fisibilitetit
Projektet e reja të investimeve publike duhet të plotësojnë disa kritere shtesë që të përfshihen e tyre në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi......

Konkurrenca globale në eksporte - Kina ka hegjemoninë. Nga viti 2010, ka dyfishuar praninë në tregun botëror
Konkurenca globale për të patur pozitë dominuese në eksportet botërore është ashpërsuar më tej që nga koha e pandemisë. Në krye të garës janë Kina, SHBA dhe......

Si është mbyllur kjo javë për tregun valutor? – Dobësohet Paundi ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme teksa është blerë sot me 91.1 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë në raport me ditën e djeshme sipas......

Miratohen kompensimet për policët e emëruar larg vendbanimit, ja cilat janë përfitimet
Qeveria ka miratuar në mbledhjene kësaj të enjteje kritereet e procedurat e kompensimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, në rastet e largësisë së punës......

Vendimi i Qeverisë, central fotovoltaik në Aeroportin e Kukësit
Në mbledhjen e kësaj të enjtje Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik për vetëprodhim të energjide elektrike në territorin e Aeroportit të......