Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon ndjeshëm, ndërsa LinkedIn dhe X shënojnë rritje

Në fund të vitit 2025, tregu i reklamave në rrjetet sociale në Shqipëri u udhëhoq nga platformat e Meta-s, me Facebook dhe Instagram si kanalet kryesore për audiencën dhe marketingun digjital.
Sipas të dhënave të publikuara nga Datareport, Facebook kishte rreth 1.3 milionë përdorues në Shqipëri, ndërsa reach-i i reklamave të tij ishte i barabartë me 47.0% të popullsisë totale të vendit. Audienca e reklamave në Facebook përbëhej kryesisht nga meshkuj me 59.8%, ndërsa femrat përfaqësonin 38.3% të përdoruesve të rritur të targetuar.
Instagram, nga ana tjetër, rezulton edhe më i fuqishëm në depërtim. Platforma kishte rreth 1.35 milionë përdorues në fund të vitit 2025, ndërsa reach-i i saj përbënte 55.2% të bazës së përdoruesve të internetit në vend, pavarësisht moshës. Struktura gjinore e audiencës së reklamave në Instagram ishte më e balancuar, me 45.2% femra dhe 52.5% meshkuj. Këto të dhëna tregojnë se Instagram ka fituar tashmë popullaritetin maksimal në vend, ndryshe nga viti I shkuar ku udhëhiqte Facebook.
Ndërkohë, LinkedIn ka shënuar rritje të qëndrueshme në Shqipëri. Audienca e tij potenciale për reklama u rrit me rreth 70 mijë përdorues gjatë vitit 2025 (+10.9%), ndërsa vetëm në tremujorin korrik–tetor u shtuan edhe 10 mijë përdorues të rinj. Megjithatë, këto të dhëna bazohen në anëtarësime të regjistruara dhe jo domosdoshmërisht në përdorim aktiv.
Edhe platforma X (ish-Twitter) ka regjistruar rritje në audiencën e reklamave, me një shtesë prej 26 mijë përdoruesish gjatë vitit (+10.6%) dhe një rritje më të fortë në periudhën korrik–tetor 2025, kur audienca u rrit me 61.9 mijë përdorues (+29.5%). Megjithatë, të dhënat e X mbeten më të paqëndrueshme, me luhatje të ndjeshme që mund të ndikojnë në interpretimin e trendit.
Qeveria, subvencionim të transportit publik - Reagimi, pas reduktimit me 40% të flotës së autobusëve. Operatorët: I kthehemi normalitetit
Një ditë pasi operatorët e transportit urban dhe interurban reduktuan me rreth 40% flotën e autobusëve në qarkullim, si reagim ndaj rritjes së çmimit të......
Kryeministri Rama, vizitë pune në Itali dhe Spanjë
Kryeministri Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të......
Modernizimi i kufijve, ulet koha e pritjes për bizneset - Tregtia në Ballkan, nis projekti për digjitalizimin e pikave kufitare
Rritja e efikasitetit në tregtinë rajonale dhe eliminimi i barrierave fizike e burokratike në kufi është tashmë një prioritet i Ministrisë së Ekonomisë dhe......
Kufizime për blerjen e pronës nga të huajt - Propozimi i qeverisë zvicerane për shtetasit jashtë BE dhe EFTA
Qeveria zvicerane synon të shtrëngojë kufizimet për blerjet e pronave nga të huajt, ndërsa vendi përballet me mungesë banesash. Sipas propozimeve të dërguara......
Financim i dedikuar për projektet mjedisore - Projektligji, propozohet krijimi i Fondit Kombëtar të Mjedisit
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit”, që parashikojnë për herë të parë krijimin e një......
Transformimi ekonomik, ku renditet Shqipëria? Stabiliteti financiar paraqitet pozitivisht, por e drejta e pronësisë “çalon”
Shqipëria renditet në vendin e 23-të për sa i përket transformimit ekonomik, mes 137 shtetesh të marra në shqyrtim. Gjendja e transformimit ekonomik, sipas......
Për herë të parë, Shqipëria po prodhon mjete lundruese ushtarake - Çfarë do të përfshijnë konkretisht marrëveshjet e KAYO me dy kompanitë private?
Kompania shtetërore shqiptare, KAYO, përgjegjëse për prodhimin dhe tregtimin e armëve, po bashkëpunon me dy kompani të tjera private për ndërtimin e mjeteve......
Shqipëria, pa taksa për pensionistët nga jashtë - Projektligji, të ardhurat nga pensionet përjashtohen nga tatimi
Qeveria synon kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar rezidence për pensionistët e huaj dhe diasporën shqiptare, duke nxitur atë që quhet......


