Shqipëria Postuar më 19 Maj 2025, 15:10

Reklama e turizmit nga samitet dhe aktivitetet - Kasa: Pritet një rritje e fluksit me 15-20%, më shumë të ardhura se turistë

Nga Hamit Yzeiraj

Reklama e turizmit nga samitet dhe aktivitetet - Kasa: Pritet një rritje e

Viti që lamë pas rezultoi me 11.7 milionë shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë dhe me 4.5 miliardë euro të ardhura nga sektori i turizmit.

Me muajin maj që po lihet mbrapa, vendi po përgatitet të mirëpresë edhe më shumë turistë dhe të gjenerojë më shumë të ardhura se sezonet e kaluara.

“Ne vazhdimisht kmei qënë në një trend rritës dhe ju e dini këtë. Pra vit pas vitit ka patur një rritje që ka varijuar nga një kofiçent nga 15-20%. E para është diskutimi me strukturat akomoduese ku kanë raportuar më shumë rezervime në krahasim me vitin e kalaur.” U shpreh Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.

Samitet ndërkombëtare nga njëra anë po i japin një reklamë me rëndësi shumë të madhe për sa i përket zhvillimit të turizmit në vend, duke i kombinuar me aktivitete si “Giro d’Italia” apo investimet në resorte, siç është rasti i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që po bën që sektori i turizmit të shihet gjithnjë e më shumë si lokomotiva e re e ekonomisë shqiptare.

“Samiti Europian ishte një event që ngre lart vlerat e Shqipërisë edhe mjaft evente të tjera si Forumi Ekonomik Ndërkombëtar apo dhe Eurovizioni që Shqipëria pati përfaqësim të mirë. “Giro d’Italia” kishte mbi 800 milionë shikues.” U shpreh ndër të tjera zoti Kasa.

Me rritjen e numrit të turistëve dhe me një strategji të re të hartuar nga qeveria, synohet tashmë që vendi të kërkojë më shumë cilësi se sasi në sezonet që e presin.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat