Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2025, 17:46

Rehabilitimi, Unaza Bujqësore e Lushnjes, gati në pranverë-Balluku: Do e dorëzojmë para afatit, nxit bujqësinë dhe agroturizmin

Nga Hamit Yzeiraj

Rehabilitimi, Unaza Bujqësore e Lushnjes, gati në

Vazhdojnë punimet për segmentin rrugor Lifaj i Ri – Unaza Bujqësore, në Bashkinë Lushnje. Gjatë inspektimit në terren, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur hapjen e këtij aksi për lëvizje.

“Kontrata është vënë në zbatim që prej datës 20 janar. Megjithatë, edhe pse përfundimi i afatit është deri në qershor, punimet pritet të mbyllen edhe më shpejt. Aksesi i lëvizjes pritet të bëhet i mundur brenda muajve mars ose prill.”

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi gjithashtu ndikimin që këto vepra infrastrukturore kanë në zonat përreth, duke nxitur edhe agroturizmin.

“Natyrisht, ka edhe programe të reja, të cilat janë realizuar me sukses. Këto vepra ndikojnë duke kontribuar edhe në sektorin e turizmit, duke nxitur atë malor, por edhe agroturizmin.”

Gjithashtu, zonja Balluku foli për punimet në infrastrukturën e qytetit të Fierit, duke theksuar se hyrja e qytetit është duke u zhvilluar dhe se po vazhdohet me përmirësimin e asfalteve në disa segmente të tij.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat