Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë

Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit: “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””. Sipas vendimit në fjalë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
V E N D I M
PËR
NGARKIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I MUZEUT ARKEOLOGJIK NËNTOKËSOR, PARKIMI NËNTOKËSOR DHE REHABILITIMI I SHESHIT “NËNË TEREZA””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.
2. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;
b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
4. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
5. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Lista e zezë e bixhozxhinjve, ja vendimi që u miratua së fundi nga qeveria
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka vendosur të krijohet një regjistër elektronik ku të përfshihen të gjithë personat, për të cilët është vendosur......
Treguesit e transportit, në Kosovë në 2025 u rrit numri i fluturimeve dhe udhëtarëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se......
SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë disa prej stafit të ambasadës se mund të largoheshin nga Izraeli — dhe se ata që duan duhet ta bëjnë këtë shpejt —......
Paketa ligjore, matematikë politike me pagat e funksionarëve në Maqedoninë e Veriut
A do të ulen apo do të rriten pagat e funksionarëve është pyetja që u shtrua në publik pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të përshpejtuar,......
Krijohet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar/ Synohet kontroll i shkollave në të gjithë vendin
Qeveria ka miratuar krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar (IQAP), një strukturë e re që do të ushtrojë funksionin e inspektimit në të......
ACRIS, regjistri që digjitalizon kërkimin shkencor/ Transparencë mbi projektet, fondet publike dhe kontributin akademik
Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit Shqiptar të Informacionit të Kërkimit Shkencor (ACRIS), një platformë......
Pagat e mësuesëve, policëve dhe ushtarakëve indeksohen me 2,5%
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin me 2,5% të pagave të mësuesve të ciklit parauniversitar, policëve dhe ushtarakëve. Në vijim......
Vetmia në rritje dhe kapacitetet e kufizuara për të moshuarit - Kuka: Kërkesa për strehimin e të moshuarve është shumë e lartë
Plakja e popullsisë, emigracioni dhe ndryshimi i strukturës familjare po e shtyjnë sistemin social drejt sprovave të vazhdueshme. Në Shqipëri ka vetëm 6......


