Rehabilitimi i linjës Durrës – Rrogozhinë/ Hekurudha Shqiptare nis konsultimet publike për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

Hekurudha Shqiptare ka shpallur kalendarin e konsultimeve publike për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, një procedurë e detyrueshme në kuadër të procesit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
Sipas njoftimit të publikuar nga HSH, dëgjesat do të zhvillohen më 28, 29 dhe 30 korrik në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Tiranë, me synimin për të informuar komunitetet e prekura dhe për të mbledhur komentet e publikut mbi projektin.
Procedura e konsultimit vjen pasi Hekurudha Shqiptare ka hartuar projektin e zbatimit për rehabilitimin e segmentit Durrës – Rrogozhinë dhe po ndjek procedurën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
Ky zhvillim, pason ecurinë e tenderit ndërkombëtar me vlerë rreth 90 milionë euro për rehabilitimin e kësaj linje, për të cilin Hekurudha Shqiptare vendosi më herët të shtyjë afatin e dorëzimit të ofertave deri më 22 korrik 2026. Së bashku me shtyrjen e afatit, dokumentet e tenderit u përditësuan duke forcuar kërkesat për standardet mjedisore dhe sociale, në përputhje me kërkesat e Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe duke vendosur detyrime shtesë për kualifikimin e stafit që do të angazhohet në zbatimin e projektit.
Projekti, parashikon rehabilitimin e rreth 34 km linjë hekurudhore, kryesisht mbi gjurmën ekzistuese, rikonstruksionin e urave, nënkalimeve dhe mbikalimeve, rehabilitimin e një tuneli rreth 380 m të gjatë, modernizimin e sistemeve të sinjalistikës, si dhe rikonstruksionin e pesë stacioneve hekurudhore. Investimi synon gjithashtu të përfshijë masa për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe të krijojë kushtet që linja të elektrifikohet në një fazë të mëvonshme. Kontrata parashikohet të zbatohet brenda 48 muajve.

Shqipëria regjistron mbi 100 mijë fermerë - Mbi 12 mijë i shtohen skemës së pensioneve, Fieri dominon bujqësinë
Aplikimi i skemave të financimit për sektorin bujqësor nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ka nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është......
Prezantohet “Rilindja Urbane 2.0”, 11 objektiva strategjikë - Kryeministri Rama: Programi, investim prej 1.5 miliardë euro
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për vijimin e......
Sejko studentëve: Përqafoni inteligjencën artificiale, por mos lejoni t’ju zëvendësojë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje studentëve të diplomuar të Universitetit Evropian të Tiranës të përqafojnë inteligjencën......
Grumbullimi i qumështit u rrit me 6.9% në vitin 2025/ Industria e bulmetit prodhoi më shumë djathë, ndërsa gjalpi tradicional dominoi tregun
Sektori i përpunimit të qumështit në Shqipëri shënoi zhvillime pozitive gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave, sasia totale e qumështit të grumbulluar nga të......
Tatimet: Edhe 22 ditë afat për aplikim në skemën e kompensimit për transportin publik
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujtoi operatorët e transportit publik se kanë edhe 22 ditë kohë për të aplikuar në skemën e kompensimit, e cila......
Huatë me probleme ‘frenojnë’ rënien/ Raporti u ngjit në 3.77%, por mbetet pranë minimumit të 18 viteve
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin maj, pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët të 18 viteve në prill. Sipas të dhënave të Bankës së......
Energjia diellore u rrit me 50% - 4-mujroi/ Fotovoltaikët siguruan 6.7% të energjisë së prodhuar në vend
Energjia e prodhuar nga centralet fotovoltaike u rrit ndjeshëm gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar deri më......
BE, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të rinjtë - Nisma do të përballet me pengesa, kërkon dakordësi mes 27 vendeve
Nëse së shpejti të rinjtë europianë do të përjashtohen nga rrjetet sociale, do duhet të falënderojnë Ursula von der Leyen. E hëna pritet të sjellë një hap......



