Regjistrohen mbi 18 mijë automjete të reja në 9 muaj - DPSHTRR: Hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit

Në rrugët e vendit po shtohen gjithnjë e më shumë automjete të gjeneratës së fundit, duke reflektuar një trend pozitiv drejt modernizimit të flotës automobilistike.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se, gjatë periudhës Janar–Nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 18.095 mjete me moshë nga 0 deri në 4 vite.
Ky numër përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, çka tregon interesin në rritje të qytetarëve për automjete më të reja dhe teknologjikisht më të avancuara.
Kjo prirje ndikon në përmirësimin e sigurisë rrugore, pasi mjetet e reja janë të pajisura me sisteme moderne mbrojtjeje dhe kontrolli, si: kamerat, frenimi emergjent dhe paralajmërimet automatike që ndihmojnë drejtimin modern.
Njëkohësisht, rinovimi i flotës automobilistike përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit, pasi automjetet e reja prodhojnë më pak ndotje dhe konsumojnë energji në mënyrë më efikase. Kjo ndikon pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetesës, veçanërisht në zonat urbane, ku trafiku mbetet një nga burimet kryesore të ndotjes.
Ndërkohë, gjatë periudhës Janar-Nëntor 2025, janë regjistruar 5.312 mjete green për herë të parë, duke shënuar një rritje prej 82.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rinovimi i flotës është një hap i domosdoshëm drejt një sistemi transporti më modern dhe të qëndrueshëm.
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien duke humbur sërish pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 81.4 lekë dhe është......
BERZH-KfW mbështesin tranzicionin e gjelbër - Financojnë 87 mln euro për central diellor në Maqedoninë e Veriut
BERZH dhe KfW po financojnë së bashku 87 milionë euro për një central diellor në Maqedoninë e Veriut. Bitola 3 me fuqi të instaluar 134 MW do të shmangë......
Bullgaria, në udhëkryq përpara euros - Qytetarët janë të ndarë në opinionet e tyre
Bullgaria e gjen veten në një udhëkryq, ndërsa vendi përgatitet të miratojë euron, në mes të një krize politike, me opinionin publik të ndarë ndjeshëm midis......
Ari dhe argjendi, nivele rekord - Nxitur nga tensionet gjeopolitike, pritjet për ulje të normës së interesit në SHBA
Ari arriti një nivel rekord të martën, duke qenë shumë pranë tejkalimit të nivelit kyç prej 4,500 dollarësh për ons, ndërsa investitorët u dyndën drejt......
Italia gjobit Apple me 98 mln euro - Për politikën e gjurmimit në App Store
Autoriteti italian i konkurrencës ka gjobitur Apple me 98 milionë euro për shfrytëzimin e "pozicionit të dominimit absolut" përmes App Store, duke e akuzuar......
Reduktimet e energjisë prekin bizneset - Dhoma e Tregtisë në Kosovë shpreh shqetësim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen......
Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e Sigurisë Kibernetike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim në lidhje me Maratonën e Sigurisë Kibernetike. Ai theksoi se kjo është një nismë e rëndësishme për......
“Shqiptarët kanë besim tek bankat!” RCC: Renditemi mes vendeve me besueshmërinë më të lartë. Serbia, skeptike
Pavarësisht perceptimeve mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me bankat, të dhënat e Barometrit të Ballkanit së fundmi japin një panoramë interesante. Shqipëria......





