Çregjistrohen 6.128 mjete me moshë 22-vjeçare - Kontrolli teknik, Tirana e Durrësi me numrin më të lartë të testimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.
Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar mbi 232 mijë mjete, nga të cilat 86.3% përbëhën nga automjete 4+1 deri në 8+1 vende; 6.1% përbëhen nga kamionë; 4.9% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkio; 1.8% autobusë, si dhe 0.4% mjete ndërtimi/ punime toke.
Pjesa më e madhe e kontrolleve 35% ose 81.251 testime mbi kontrollin teknik të mjetit janë kryer në Tiranë, duke reflektuar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Më pas renditen Durrësi me 31.647 testime, Fieri me 21.455, Shkodra me 16.317 dhe Elbasani me 14.777 testime të kryera mbi kontrollin teknik të mjetit. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës mban numrin më të ulët për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.965 mjete. Shumë prej tyre u riparuan e u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.
Sipas të dhënave të DPSHTRR, 56.229 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim. Po kështu, 50.735 mjete janë ritestuar pas riparimit; 5.325 mjete të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 239 mjete janë refuzuar, për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.
Ndërsa, arsyet e ngeljes në testime lidhen me 34.4% mangësi vizuale dhe funksionale; 37.6% probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave; 13.2% defekte në sistemin e drejtimit dhe 14.8% probleme me sistemin e frenimit.
Ndërkohë, mbi 6.128 mjete të vjetra u çregjistruan përfundimisht, një hap drejt rrugëve më të sigurta. Gjithashtu, ky proces është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit.

Google investon 5 miliardë euro në Belgjikë - Synohet zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës “cloud”
Google ka njoftuar një investim të ri prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë, për të zgjeruar qendrat e saj të të dhënave dhe infrastrukturën e inteligjencës......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën relativisht në vlera pozitive duke e në rritje këtë fundjavë teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.9......

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon!
Kryeministri Edi Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor)......

Ndihma sociale, ulet numri i përfituesve - Nga janari në gusht hiqen nga skema mbi 3 mijë familje
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike ka pësuar ulje përgjatë vitit aktual. Në periudhën janar-shkurt, numri i familjeve në skemë ishte 46.096, duke rënë......

Kina forcon kontrollet mbi mineralet e rralla - Kufizon eksportet në sektorin e mbrojtjes dhe gjysmëpërçuesve
Kina ashpërsoi kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla, duke zgjeruar kufizimet për teknologjinë e përpunimit. Pekini synon të kufizojë eksportet për......

Tarifat “ndëshkojnë” eksportet gjermane - Dërgesat në SHBA u tkurrën në nivelin më të ulët që nga 2021
Eksportet gjermane drejt Shteteve të Bashkuara kanë pësuar rënie për të pestin muaj radhazi, duke arritur nivelin më të ulët në pothuajse katër vite. Këto të......

Shqipëri–Austri, bashkëpunim për integrimin europian
Zëvendëskryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Bora Muzhaqi, zhvilloi një takim me Ministren e Austrisë për Evropën, Integrimin dhe......

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë!
Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Gjykata Kushtetuese njoftoi......