Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2025, 10:26

Çregjistrohen 4.577 makina me moshë 22-vjeçare - Pse ngelin automjetet në kontrollin teknik?

Nga Ernilda Luzi

Çregjistrohen 4.577 makina me moshë 22-vjeçare - Pse ngelin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Korrik 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Përgjatë kësaj periudhe janë tesuar 167.046 mjete dhe 24.3% prej tyre kanë ngelur.

Sipas statistikave zyrtare, 86.2% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 deri në 8+1 vende. Qarku i Tiranës kryeson me numrin më të lartë të testimeve të kryera, me 35.6% e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri, duke qenë se janë qytetet me numrin më të lartë të popullsisë së përqendruar dhe të flotës së mjeteve. Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës mban numrin më të ulët të numrit të mjeteve të testuara.

Por cilat janë arsyet kryesore të ngeljes, që duhen përmirësuar për të ritestuar mjetet?

Sa i takon arsyeve të ngeljes së mjeteve, 34.9% kanë mbetur për mangësi vizuale e funksionale; 37.8% për shkak të sistemit të shkarkimit të gazrave; 13% prej problemeve me sistemin e drejtimit dhe 14.8% për shkak të problemeve me sistemin e frenimit.

Sipas të dhënave, 4.577 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet teknike të qarkullimit. Ky indikator tregon domosdoshmërinë për rinovimin e flotës rrugore në vend.

DPSHTRR risjell në vëmendje që ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore. Po kështu qytetarët mund të rezervojnë takimin në e-Albania, për të realizuar kontrollin Teknik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat