Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2025, 10:19

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Mundësia e fundit në 5 shtator. Procesi, online në e-albania

Nga Ernilda Luzi

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/ Mundësia e fundit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale njofton rihapjen e regjistrimeve për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta të arsimit parauniversitar në datën 5 shtator. Aplikimi kryhet online, duke ndjekur hapat e udhëzuar në shërbimin përkatës për regjistrim në platformën zyrtare e-Albania. Gjithashtu, procesi merr vetëm pak minuta kohë.

Nga ana tjetër, prindërit nuk mund të zgjedhin shkollën. Ata janë të detyruar ta regjistrojnë fëmijën në institucionin edukues që i përcakton sistemi. Nxënësve të klasave të para i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor publik, që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.

Po kështu nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit, pra sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikmëri nga drejtori i IA-së.

Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.

Ndërkohë, pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat