Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren Zyrtare, vendos rregulla të detajuara për identifikimin, regjistrimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve gjedhë, dele, dhi dhe derra, duke përafruar sistemin kombëtar me standardet e Bashkimit Europian dhe duke forcuar kontrollin veterinar në nivel kombëtar.
Sipas dokumentit zyrtar, urdhri ka për qëllim të rregullojë mënyrën e dhënies së informacionit nga operatorët përkatës dhe përfshirjen e të dhënave në bazën kombëtare kompjuterike të regjistrimit të kafshëve.
Konkretisht, operatorët që mbajnë kafshë të llojit gjedh, dele, dhi dhe derra janë të detyruar të japin informacion mbi lëvizjet, lindjet dhe ngordhjet brenda 7 ditëve nga ndodhja e ngjarjes. Autoritetet kompetente mund të zgjasin afatin deri në 14 ditë në zonat malore apo kullota të regjistruara. Lista e kullotave të regjistruara do të përmbajë numrin unik të regjistrimit, kodin e identifikimit të kafshëve, numrin e identifikimit të stabilimentit dhe të dhënat për operatorin.
Referuar urdhrit, parashikohet aplikimi i formateve të reja elektronike për regjistrimin e kafshëve, për të përmirësuar gjurmueshmërinë dhe kontrollin veterinar.
Autoriteti Kompetent për Kontroll Veterinar siguron që operatorët të kenë akses të rregullt në bazën kombëtare të të dhënave kompjuterike, për të lexuar dhe kontrolluar informacionin që lidhet me stabilimentin e tyre. Ky akses mundëson një transparencë më të madhe dhe parandalon mospërputhjet në regjistrime.
Autoriteti Kompetent Qendror do të garantojë që bazat kombëtare të të dhënave përfshijnë informacionin e plotë për të gjitha kafshët e mbajtura, duke i përshtatur me formatet e përcaktuara nga Bashkimi Europian. Kjo do të mundësojë shkëmbimin e sigurt të të dhënave me shtetet anëtare të BE-së dhe ndjekjen e gjurmueshmërisë ndërkufitare.
Gjithashtu, Autoriteti Kompetent për Kontroll Veterinar do të zbatojë masa teknike dhe organizative për të siguruar funksionimin e pandërprerë të bazës së të dhënave. Këto masa garantojnë sigurinë, integritetin dhe vërtetësinë e informacionit të regjistruar në sistem. Në rast të ndërprerjeve apo mosfunksionimeve të mundshme, të dhënat do të ruhen dhe rikthehen automatikisht.
Me hyrjen në fuqi të këtij urdhri, i cili parashikohet të shtrijë efektet nga data 11 korrik 2027, autoritetet kompetente pritet të forcojnë kontrollin mbi lëvizjen dhe shëndetin e kafshëve, duke garantuar siguri më të madhe ushqimore dhe transparencë në sektorin bujqësor.

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në......

Franca pezullon reformën e pensioneve - Kryeministri Lecornu shtyn ligjin për të siguruar “mbijetesën” e qeverisë
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka propozuar pezullimin e planit të kontestuar për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, në një......

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë......

Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon të premten më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve......

“Ekonomia amerikane, e qëndrueshme” - Kreu i Rezervës Federale: Por, tregu i punës mbetet i dobët
Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, deklaroi se ekonomia amerikane mund të jetë në një trajektore më të qëndrueshme sesa pritej, por......

Mjedisi i rajonit, nga planet në veprim - Ministrat e Ballkanit Perëndimor miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut
Ministrat e Mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Ballkani Perëndimor (BP) miratuan deklaratën e Dubrovnikut në Takimin e Dytë Ministror për Agjendën e......

FMN, “optimiste” për të ardhmen - Rrit parashikim për ekonominë globale, për shkak të tarifave më të ulëta
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rriti lehtë parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2025, pasi tronditjet nga tarifat dhe kushtet financiare......

Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari amerikan dhe Euro!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur pozitivisht këtë javë duke regjistruar rritje që ditën e hënë në vazhdimësi sot ka pësuar një zbritje të kuotës duke u......