Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2025, 13:10

“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” - Rama: Dronë, fidanishte dhe IA kundër zjarreve

Nga Fabjona Pasho

“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” -

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku theksoi rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, si mënyrë për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në fushën e mjedisit, bazuar edhe në eksperiencat më të mira europiane.

“Në tërësi, zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës ishin në agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, të ndotjeve dhe më vjen mirë që sot bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore për një vënie në një kontroll të konsiderueshëm të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit nga agresioni i ndërtimeve pa leje, por edhe për kufizim të konsiderueshëm të ndotjes. Asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende asgjesuar si problematikë dhe në tërësinë e këtyre elementëve, ajo çka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por edhe drejtpërdrejt me të nesërmen, është nje menaxhim shumë më i mirë dhe më i sigurt i pyjeve. Pikërisht për këtë arsye, me ministrin me Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve e natyrës në tërësi, një reformim që duhet të fillojë nga një ristrukturim i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura e pyjeve, duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergji mes të dyjave për të pasur një agjenci që të meret 360 gradë me zonat e mbrojtura me pyjet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për situatën e zjarreve në pyje,për të cilën tha se do të angazhohen burime të reja financiare për teknologji si dronët, zgjerimin e fidanishteve dhe përdorimin e IA për menaxhim më efikas.

“Jemi në një sfidë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjeev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve. 

Një tjetër domosdoshmëri që e ka sjellë kjo kohë është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike, duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur agjencinë e re kombëtare të zinave të mbrojtura të pyjeve, për të krijuar fondin e vet dhe rrjetin e vet të fidanishteve. Në këtë drejtim kemi ndëhyrë edhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi me detyrimin e atyre që ndërtojnë që sipas metrave katrorë që ndërtojnë të kontribuojnë për këtë fond të gjelbër. Një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve. Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i ministrisë së Mjedisit është që t'i shfrytëzojmë këto mundësi, edhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të IA. “, tha Rama.

Rama theksoi se mbrojtja e mjedisit është një nga elementët kyçë në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat