Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës

Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit të Transportit për Planin e Veprimit të Gjeneratës së Ardhshme dhe Transpozimin e Acquis të BE-së për vitin 2025.
Sipas raportit, vendi ynë ka miratuar katër ligje të rëndësishme që synojnë ndërtimin e kuadrit institucional për sektorin hekurudhor, përfshirë krijimin e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë, Organit Kombëtar Hetimor dhe Autoritetit Rregullator. Megjithatë, nënvizohet se këto institucione ende nuk janë plotësisht funksionale, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe financiare. Pritet që strukturat e plota dhe funksionimi i tyre të konsolidohen deri në vitin 2026.
Hapja e tregut hekurudhor në Shqipëri vlerësohet në nivelin 52%, ndërsa kërkohet ndarja e plotë mes infrastrukturës dhe operimit, garantimi i pavarësisë menaxheriale dhe financiare të menaxherit të infrastrukturës, si dhe krijimi i një sistemi funksional kontratash shumëvjeçare.
Sipas raportit, miratimi i Planit Kombëtar të Infrastrukturës Hekurudhore pritet të realizohet deri në fund të vitit 2027, ndërsa sistemi i menaxhimit të aseteve hekurudhore parashikohet të ngrihet brenda të njëjtit afat.
Komuniteti i Transportit rekomandon plotësimin e kuadrit institucional dhe sigurimin e kapacitetit të plotë operacional për organet hetimore dhe rregullatore. PO ashtu, kërkohet përfundimi i ristrukturimin e Hekurudhave Shqiptare në entitete të veçanta për infrastrukturën dhe operacionet, si dhe publikimi i Deklaratës së Rrjetit për infrastrukturën publike hekurudhore për vitin 2026.
Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes......
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......
Rimbursim deri 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve - Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi përmes plotësimit të DIVA-s
Qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milionë lekë, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave,......
Energjia e rinovueshme, 43% e totalit/ Eurostat: Jemi mbi mesataren e BE-së, por me hendek të fortë në transport
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se rreth 43.11% e energjisë në vendin tonë vjen nga......
364 mln euro për ndërtimin e rrugëve - Projektet më të financuara gjatë vitit 2025 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me vlerën më të madhe të pagesave të transaksioneve për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Open Data......
Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë në 2025-ën/ APD: Sezoni veror rriti fluksin e pasagjerëve
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri përgjatë 2025- ës. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë......
Sa para’ dërgojnë dhe kursejnë emigrantët? Të kthyerit kursyen më shumë me 76% të objektivit financiar të realizuar
Emigrantët shqiptarë që kthehen në vend dërgojnë më shumë remitanca gjatë periudhës së emigrimit krahasuar me ata që janë ende jashtë. Ndërkohë sipas Anketës......
30% zbritje të tatim fitimit për sponsorizimet - Krijohet Regjistri Elektronik Kombëtar për Donacionet, kufizime për dhuruesit
Sponsorizuesit që kontribuojnë në fushën e artit, sportit ose kulturës do të përfitojnë lehtësi fiskale përmes zbritjes direkte deri në masën 30 % nga tatimi......


