Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2025, 11:53

Reforma në ujësjellës, në fazë konsolidimi - ERRU: Shoqëritë rajonale, sfida të trashëguara. Ka përmirësime në menaxhimin e të ardhurave

Nga Ola Mitre

Reforma në ujësjellës, në fazë konsolidimi - ERRU:

Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, e nisur nga qeveria në maj 2022, ka hyrë tashmë në një fazë konsolidimi, duke dhënë rezultatet e para konkrete, sipas Entit Rregullator të Ujit. Nga një sistem i shpërndarë në 58 shoqëri pranë 61 bashkive, sektori po shkon drejt ristrukturimi në 15 shoqëri rajonale, me synim rritjen e efikasitetit, cilësisë së shërbimit dhe qëndrueshmërisë financiare.

Aktualisht funksionojnë 14 shoqëri rajonale, teksa mbetet ende Tirana, që sipas reformës duhet të bashkohet me Vorën dhe Kamzën.

Sipas Entit Rregullator, pavarësisht progresit, reforma është shoqëruar me sfida të trashëguara, si mospërputhje financiare, detyrime të mbartura, mungesë stafi të kualifikuar apo llogari të bllokuara bankare, që kanë krijuar vështirësi në operim. Megjithatë, sipas ERRU-së falë ndërhyrjeve teknike dhe trajnimeve, janë shënuar përmirësime të dukshme në raportimin financiar, menaxhimin e të ardhurave dhe shërbimin ndaj konsumatorit.

Një objektiv i rëndësishëm mbetet unifikimi i tarifave brenda shoqërive rajonale. Në zona me diferenca të mëdha, si Durrësi dhe Korça, ERRU rekomandon një qasje graduale për të shmangur uljen e arkëtimeve. Plani parashikon rritje progresive të tarifave të shoqëruara me përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke synuar një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat