Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 13:07

“Reforma në farmaceutikë, fokus te stabiliteti i tregut” - Ministrja Sala: Prioritet, aksesi dhe barnat inovative

Nga Fabjona Pasho

“Reforma në farmaceutikë, fokus te stabiliteti i tregut” -

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Farmaceutikës. Në fjalën e saj, Sala vuri theksin te reformat në sistemin farmaceutik, përmirësimi i aksesit në barna dhe nevoja për një treg më të qëndrueshëm dhe të balancuar.

“Një nga prioritetet tona është përmirësimi i aksesit në barna inovative, duke synuar jo vetëm futjen e tyre në treg, por edhe shkurtimin e kohës së aksesit për pacientët, në përputhje me praktikat më të mira evropiane.

Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm që sistemi kërkon politika të balancuara, midis aksesit, çmimeve të përballueshme dhe qëndrueshmërisë së tregut farmaceutik. Kjo kërkon vendimmarrje të kujdesshme dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët.

I rëndësishëm mbetet edhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, sfida si mungesat e barnave apo zinxhirët e furnizimit kërkojnë koordinim të ngushtë dhe qasje të përbashkët sidomos për tregjet të vogla si ne.

Qëllimi është ndërtimi i një sistemi më të qëndrueshëm dhe më të parashikueshëm, në interes si të pacientëve, ashtu edhe të aktoreve të tregut.

Objektivi ynë është të garantojmë barazi në akses dhe të përmbushim sa më mirë nevojat terapeutike të çdo qytetari”, tha Sala.

Ministrja Sala tha se po punohet për rishikim tërësor të legjislacionit për barnat në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, me qëllim rritjen e standardeve dhe forcimin e sigurisë në treg.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat