Shqipëria Postuar më 2 Prill 2026, 17:33

Reforma në administrimin e burgjeve, Klevis Qose: Hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës

Nga SCAN TV

Reforma në administrimin e burgjeve, Klevis Qose: Hapa konkretë

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, drejtori Klevis Qose ja ka kaluar stafetën e drejtimit zotit Ardiatik Kupi. Në ceremoninë e prezantimit, Qose ka përcjellë mirënjohjen  dhe falenderimin për drejtuesit e tij të lartë si edhe për stafin dhe gjithë punonjësve e sistemit të burgjeve. Ai ka sjellë në vëmendje arritjet e periudhës së fundit duke theksuar ndër të tjera:

“Në këtë periudhë, kemi punuar për të ndërtuar një sistem më transparent, më modern dhe më funksional. Hapëm dhe garantuam transparencën e proceseve të gradimit dhe të ecurisë në karrierë për çdo punonjës. Investuam në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës, përmes vendosjes së sistemeve antidron në burgjet e sigurisë së lartë, sigurimit të automjeteve të blinduara për transportin e personave me rrezikshmëri të lartë, si dhe shtimit të flotës së ambulancave.

Ndërmorëm hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës: rihapëm institucionin e Ali Demit si burg i hapur, ndërtuam burgun e ri në Kukës, restauruam dhe termoizoluam 9 IEVP, si dhe vijohet me restaurimin total të IEVP Fushë-Krujë. Paralelisht, siguruam godinat nga përmbytjet dhe tërmetet dhe mbyllëm objektet e amortizuara të periudhës së komunizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes profesionale të stafit. Krijuam qendra trajnimi dhe zhvilluam programe profesionale, hapëm ëorkshope në REC, Fier dhe Korçë, lidhëm marrëveshje me universitete private për bursa falas për punonjësit dhe ofruam kredi të buta për ta.

Në drejtim të modernizimit, rinovuam sallën e monitorimit në DPB dhe realizuam digjitalizimin e sistemeve elektronike, duke përfshirë sistemin e repertorëve dhe të radiove. Po ashtu, garantuam sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjen nga aksidentet në punë për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar dhe SHKBB. Po ashtu mundësuam kredi të buta për punonjësit e DPB-së.

Si pjesë e përmirësimeve institucionale, përtej marrëveshjeve ekzistuese me komunitetet fetare për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, tashmë përfaqësuesit e komuniteteve fetare janë bërë pjesë e organikës sonë. Gjithashtu, u përfshi në strukturë edhe një psikolog i dedikuar për stafin, duke garantuar mbështetjen psikologjike dhe mirëqenien e punonjësve të çdo institucioni.

Ngritëm një laborator për testimin e shpejtë të çdo personi të paraburgosur apo të dënuar që hyn në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sëmundjet infektive dhe ato seksualisht të transmetueshme. Gjithashtu, hartuam projektin për ndërtimin e një spitali të ri psikiatrik dhe forensik për të dënuarit me vendim gjyqësor, si dhe lidhëm marrëveshje me bashkitë për riintegrimin e tyre pas përfundimit të dënimit”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat