Reforma e autonomisë financiare në spitale - Balluku: Rrit konkurrencën. Koçiu: Do të shoqërohet me investime
Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishin në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, ku zhvilluan një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë.
Gjatë fjalës së saj, Zëvëndëskryeministrja Balluku tha se burimet njerëzore janë mjaft të rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend, por kjo duhet të shoqërohet edhe me investime në infrastrukturë. Sipas saj me reformën për autonominë financiare, spitalet do të jenë më atraktivë për mjekët pasi do të krijohet një konkurrencë më e madhe mes tyre.
Ndërsa, ministrja Albana Koçiu përmendi rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, incentivat që ofrohen për mjekët e rinj, por edhe investimet që janë bërë në spitalet e vendit. Gjithashu, Koçiu shtoi se spitalet duhet të fitojnë një farë autonomie, në mënyrë që të jenë më të pavarur financiarisht.
Në vitin 2025, do të jetë pikërisht spitali rajonal memorial i Fierit ku do të nisë zbatimi i autonomisë financiare, ndërsa deri tani ka funksionuar me autonomi menaxheriale.
Sondazh

SpaceX “sheh nga yjet”! - Rrjeti satelitor Starlink mund të vlejë 1 trilion USD në 2030
Vlerësimi prej 350 miliardë dollarësh i prodhuesit të raketave SpaceX e bën atë ndër startup-et private më të vlefshme të globit. Ky është ende një fraksion......

Eksportet ruse të gazit në Evropë u rritën me 20% - BE planifikon të heqë dorë nga importet e Kremlinit deri në 2027
Eksportet totale të gazit rus në vendet evropiane kanë qenë 18-20 për qind më të larta këtë vit se në vitin 2023, deklaroi zëvendëskryeministri rus Alexander......

Sa arritën të ardhurat nga sigurimi motorik? - Kufitari, i vetmi produkt që pësoi rënie të primeve dhe kontratave me 10%
Kanë arritur në 13 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të......

Krijohet laboratori i sigurisë kibernetike - Tafa: Do të shërbejë edhe si mjet trajnimi për ekspertët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka krijuar së fundmi Laboratorin e Sigurisë Kibernetike, e cila është një platformë trajnimi e avancuar......

Eksportet bujqësore, rritje dyshifrore në nëntor - Produktet “Made in Albania”, konkurruese në tregjet e huaja
Prodhimet “Made in Albania” po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se......

Kroacia do të ndërtojë impiant gjeotermik - Termocentrali pritet të nisë operimin në vitin 2028
Kompania turke Soyak planifikon të ndërtojë një termocentral gjeotermik 80 MW në Kroaci. Ky impiant do të jetë më i madhi në vend. Kroacia ka vetëm një......

Shqiptarët konsumuan 600 mijë ton karburant në 11 muaj - Si kanë performuar mallrat e akcizës gjatë kësaj periudhe?
Qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 600 mijë ton karburant në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë......

Japonia miraton buxhetin rekord prej 730 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal!
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një buxhet rekord prej 730 miliardë dollarësh për vitin fiskal që fillon në prill, ndërsa e kufizoi emetimin e bonove......