Reagon MEKI mbi pretendimet e Shoqërisë ''Fokus Media News”- ''Vendimet gjyqësore të formës së prerë detyrojnë lirimin e pronës së “KAYO” sh.a''
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar ndaj pretendimeve të shoqërisë “Focus Media News” për zgjatjen e kontratës së qirasë deri në vitin 2033, duke theksuar se ato lidhen me një pasuri tjetër shtetërore, pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pronën e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Sipas ministrisë, bëhet fjalë për dy prona dhe dy kontrata të ndryshme, ndërsa vendimet gjyqësore të formës së prerë detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pronës së “KAYO” sh.a. në përputhje me ligjin.
Deklarata e plotë:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjeter kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke patur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin!
Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme.
MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve.

Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon ‘KAYO’ - Avokatura e Shtetit: Prej 3 vitesh i ka përfunduar kontrata e qirasë
Policia dhe Shërbimi Përmbarimor i ka kërkuar News 24 lirimin e godinës në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në Shkozë, Tiranë. Në orët e para të mëngjesit të së......

Sezoni turistik, ISHSH intensifikon kontrollin e pishinave - Koçiu: Rreth 200 inspektime, gjoba e afate për ato me mangësi
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të sezonit......

Gara për Milot-Balldre do hapet sërish - Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë publikon parashikimin në APP
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të hapë sërish garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Në datën 8 gusht ky dikaster ka publikuar......

Blerjet e energjisë nga KESH - Nevojat konsumatore, shpenzohen rreth 7.1 mln euro në tenderin e fundit
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar një tjetër procedurë për blerje energjie në tregun e lirë, me qëllim plotësimin e nevojave......

Sa investojnë shqiptarët në bono dhe obligacione? - AMF: 30% më pak transaksione në tregun primar gjatë gjysmës së parë të vitit
Depozitat po shihen gjithnjë e më tepër si një investim më i sigurt i parave se ai i blerjes së bonove të thesarit dhe obligacioneve. Shifrat tregojnë se......

Platformë e re denoncimi për mbrojtjen e hapësirave publike - Rama: Raportoni çdo rast abuziv, deri tani 19 denoncime
Ndërsa vijon aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama ka prezantuar platformën e re të denoncimit. Të gjithë......

Lini, vendbanimi më i vjetër në Europë - Zbulimet arkeologjike e kthejnë në destinacion ndërkombëtar
Zbulimet arkeologjike që e nxjerrin Linin si vendbanimin më të vjetër në Europë, kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, kanë shtuar interesin e......

Administrata Doganore, 9.1% më shumë të ardhura në korrik - Rriten dhe importet e mallrave të akcizës, 137 mld lekë në 7 muaj
23.2 miliardë lekë të ardhura, ose 9.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, janë arkëtuar nga administrata doganore. Ky rezultat, është......