RCC: Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por shumica e ndërmarrjeve mbeten jashtë tregtisë digjitale
Pavarësisht rritjes së përdorimit të teknologjisë dhe platformave digjitale, bizneset në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të mbeten prapa në shitjen dhe blerjen online. Sipas të dhënave të Balkan Barometer 2025, vetëm 20% e kompanive në nivel rajonal deklarojnë se shesin produkte ose shërbime përmes internetit, ndërsa shumica dërrmuese, 80%, ende nuk janë të përfshira në tregtinë elektronike.
Në këtë panoramë, Shqipëria shfaqet me performancë relativisht më të mirë, pasi 26% e bizneseve raportojnë se operojnë online, një shifër më e lartë se mesatarja e rajonit. Megjithatë, edhe në Shqipëri, 74% e kompanive ende nuk shesin apo blejnë produkte përmes platformave digjitale, çka tregon se potenciali për zhvillim mbetet i pashfrytëzuar.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia kryeson listën me 27% të bizneseve aktive në tregtinë online, e ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me 24%. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Bosnje dhe Hercegovina me vetëm 11%, Kosova me 13%, si dhe Mali i Zi me 18%, duke reflektuar diferenca të ndjeshme në nivelin e digjitalizimit të ekonomive të rajonit.
Faktorë si mungesa e infrastrukturës digjitale, kostot e larta të investimit, siguria kibernetike dhe niveli i ulët i besimit në pagesat online vazhdojnë të frenojnë zhvillimin e tregtisë elektronike. Ndërkohë, të dhënat e Ballkan Barometer tregojnë se përshpejtimi i digjitalizimit të bizneseve mbetet një element kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregjeve dhe integrimin më të shpejtë ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Anketa për botimin e vitit 2025 të Ballkan
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave/ Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar në disa sulme
Viti 2025 është mbyllur me një rekord alarmant në botën e kriptomonedhave, pasi kriminelët kibernetikë kanë arritur të vjedhin rreth 2.7 miliardë dollarë në......
Maqedonia e Veriut përballë një krize energjetike/ Shkak bëhet mungesa e furnizimit me naftë nga Greqia
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize shtatëditore për shkak të furnizimit me energji elektrike për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me......
Parashikimet e pagave për Evropën e vitit 2026/ Cilat pritet të jenë vendet me rritjet më të forta të pagave?
Në Evropë rritja reale e pagave parashikohet të jetë pak më e lartë në vitin 2026 krahasuar me 2025. Sipas Bankës Qendrore Evropiane pagat reale në eurozonë......
Shko Lindje! Polonia vend i preferuar për pushime në Evropë/ Zgjedhje për udhëtime të shkurtra të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Polonia renditet lart midis destinacioneve të preferuara të evropianëve për udhëtime të shkurtra të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri këtë vit, sipas Travel and......
Fundviti në Kosovë, probleme me energjinë elektrike/ Ngarkesa e madhe në rrjet po shkakton ndërprerje furnizimi
Përgatitjet për festat e fundvitit në Kosovë kanë edhe një hall më shumë: mungesë të energjisë elektrike. KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për......
Kina miraton projekt-rregulla për inteligjencën artificiale/ Shtrëngohet mbikëqyrjen e AI në ndërveprim me njerëzit
Rregullatori kibernetik i Kinës lëshoi të shtunën projekt-rregulla për komente publike që do të shtrëngojnë mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës......
Zotërimi i kriptovalutave është në rritje në Evropë/ Kush po investon më shumë në kriptoasete dhe kriptovaluta?
Më shumë se 90% e njerëzve të moshës 18 vjeç e lart në ekonomitë e mëdha evropiane janë të vetëdijshëm për kripto-asetet ose kriptovalutat. Sipas një ankete......
Zhvillimi i energjisë së rinovueshme/ Vetëprodhuesit në rritje, por komunitetet e energjisë ende mungojnë
Progresi i vendit tonë në drejtim të vetëprodhimit dhe krijimit të komuniteteve të energjisë është në nivelin 75%, sipas raportit vjetor të zbatimit të......





