Shqipëria Postuar më 11 Mars 2026, 10:21

Raporti/ Të rinjtë jetojnë nga paga në pagë - Kostoja e jetesës rrit pasigurinë financiare tek brezi i ri

Nga Diamila Leka

Raporti/ Të rinjtë jetojnë nga paga në pagë - Kostoja e

Kostoja e jetesës vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për të rinjtë në mbarë botën. Sipas raportit global “Gen Z and Millennial Survey 2025” të Deloitte, për të katërtin vit radhazi rritja e çmimeve dhe shpenzimet e përditshme kryesojnë listën e shqetësimeve për brezat e rinj.

Studimi tregon se po rritet edhe ndjenja e pasigurisë financiare. Pothuajse gjysma e të rinjve shprehen se nuk ndihen të sigurt ekonomikisht: 48 për qind e Gen Z dhe 46 për qind e millennials deklarojnë se situata e tyre financiare është e pasigurt.

Në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma e tyre jetojnë nga paga në pagë, duke e pasur të vështirë të kursejnë apo të planifikojnë për të ardhmen. Presioni i kostove të përditshme po ndikon drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e tyre personale.

Sipas raportit, vetëm 36% e Gen Z dhe 39% e millennials që shqetësohen për koston e jetesës thonë se janë ndjerë të lumtur gjatë vitit të fundit. Kjo tregon se presioni ekonomik po ndikon edhe në gjendjen emocionale të të rinjve.

Ndërkohë, tetë në dhjetë persona thonë se si financat e përditshme, ashtu edhe e ardhmja e tyre financiare afatgjatë janë një burim i vazhdueshëm stresi.

Duke analizuar se nëse rritja e kostos së jetesës vazhdon, pasiguria financiare mund të ndikojë gjithnjë e më shumë në vendimet e të rinjve për karrierën, kursimet dhe planet e tyre për të ardhmen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat