Raporti: Stoku aktual i ndërtesave më i ulët se kërkesa - Rritja e shpejtë e turizmit ka shtuar nevojën për njësi akomodimi
Në Shqipëri, sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje të shpejtë, duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Por, me rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, a mjafton kapaciteti aktual i apartamenteve për të përballuar kërkesën, apo duhet një valë e re ndërtimesh?
Në raportin e Altax, krahasohet kapaciteti i stokut aktual i apartamenteve, me kërkesën. Sipas të dhënave të Altax, për 12-15 milionë turistë në vit, me një qendrim mesatar praj 5 ditësh dhe një hapësirë mesatare prej 22 m2 për turist, përkthehet në një nevojë të lartë për sipërfaqe akomoduese, që tejkalon stokun bosh të apartamenteve në treg.
Por cila është zgjidhja që mund të përballojë flukset turistike pa ndërtime të reja?
Një ndër zgjidhjet, është përfshirja e banesave të shqiptarëve rezidentë, të diasporës dhe të huajve që kanë investuar në Shqipëri në pasuri të paluajtshme, gjë e cila do të mundësojë kërkesën për strehim e cila mund të mbulohet pa pasur nevojë për një bum të ri ndërtimesh.
Por aktualisht a mjafton stoku aktual i ndërtimeve për një fluks mujor mesatar hyrjesh deri në 1 milion vizitorë?
Altax, vlerëson nëse stoku aktual i ndërtimit është i mjaftushëm për të mbështetur një fluks mujor të pritshëm prej më shumë se 1 milion vizitorë, duhet të merren parasysh disa faktorë kryesorë, duke përfshirë kapacitetet e akomodimit, infrastrukturën dhe kërkesat për shërbime që do të ndodhin si pasojë e këtij fluksi.
E kësisoj, stoku aktual i ndërtimit mund të jetë një bazë e dobishme për të mbështetur një fluks të madh vizitorësh, por do të jetë i pamjaftueshëm nëse nuk ka investime dhe zhvillime të shpejta për të krijuar më shumë kapacitete akomoduese dhe infrastrukturore. Për një fluks mujor prej deri në 1 milion vizitorë, do të duhet të zgjerohet ndërtimi dhe infrastruktura, të krijohen më shumë mundësi akomodimi dhe të sigurohen burimet e nevojshme për mbështetje të një fluksi kaq të lartë turistik.
Sondazh

Suedia, plani i mbrojtjes: 30 miliardë dollarë në 10 vjet - Aktualisht shpenzimet e mbrojtjes janë 2.4 për qind të GDP
Suedia po planifikon një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të GDPsë së saj, në përputhje me atë që kryeministri i vendit pret të jetë një......

Ekonomia e vendit u rrit me 3.96% në vitin 2024/ Turizmi mbajti peshën kryesore të “udhëheqjes” drejt shifrës
Me të dhënat e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2024, i cili mbështetur në shifrat tremujore, duket se ka shënuar......

Rama: Tani është koha për të investuar në Shqipëri - Nënshkruhen 5 memorandume mirëkuptimi në "Match Maker Albania"
Është zhvilluar eventi kryesor i vitit për biznesin,"Match Maker Albania", i cili bëri bashkë mbi 800 investitorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga më shumë se......

Shqiptarët po largohen edhe me letra! - Rreth 900 shqiptarë hoqën dorë nga pasaporta përgjatë vitit 2024
Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë......

BE afër fazës përfundimtare të “euros digjitale” - Kanë lindur shqetësime për heqjen e parasë fizike
Bashkimi Evropian po i afrohet fazës përfundimtare të zhvillimit të “euros digjitale”, një hap i konsideruar si hapi i parë drejt zëvendësimit të plotë të......

AAPSK publikon katalogun e pasurive të sekuestruara, tjetër hap në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë katalogun e pasurive të sekuestruara, një nismë......

Tarifat e makinave, BE “studion” kundërpërgjigjen - Von der Leyen thekson nevojën për një zgjidhje të negociuar
Një ditë pas misionit të Komisionerit të Tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, në Uashington, Donald Trump shpalli tarifat e reja doganore prej 25 % për të......

Park Ligatinor, investime në Liqenin e Shkodrës - Lidhet kontrata, synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në veri
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar lidhjen e kontratës me vlerë 731 mijë euro për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse......