Raporti, ku mund të investoni në 2026? ALTAX zbulon sektorët më premtues për Shqipërinë!

Ekonomia shqiptare premton mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është thelbi I një raporti të publikuar së fundi nga qendra ALTAX ku vlerësohet se sektorët më me shumë përfitim pritet të jenë: energjia diellore dhe shërbimet energjetike si implantet fotovoltaike dhe bateritë, pasuritë e paluajtshme funksionale si magazina logjistike, ambiente biznesi, turizmi cilësor në bujtina, agro-përpunimi dhe shërbimet profesionale digjitale.
Sipas vlerësimeve të raportit Shqipëria në vitin 2026 vazhdon të ofrojë potencial të lartë për investime, sidomos në kontekstin e procesit të integrimit evropian dhe mbështetjes së fondeve ndërkombëtare. Megjithatë edhe pse ekonomia shqiptare është e karakterizuar nga një ritëm i qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë, gjithashtu ajo përballet me sfida strukturore që kërkojnë qasje të kujdesshme nga investitorët.
Si rreziqe potenciale për investitorët vlerësohen: Korrupsioni dhe mungesa e transparencës, veçanërisht në procesin e tenderimeve, problemet me të drejtat e pronësisë dhe menaxhimin e tokës, ineficienca administrative, e cila ngadalëson zbatimin e projekteve dhe procedurat ligjore si edhe rreziqet gjeopolitike dhe klimaterike, që kërkojnë planifikim të kujdesshëm për të minimizuar humbjet.
Në raport përmendet edhe fakti se Ligji për Investimet Strategjike është zgjatur deri në dhjetor 2026, duke ofruar lehtësira fiskale, por pa harruar se ai mund të krijojë pabarazi dhe rreziqe korrupsioni. Në këtë kuptim mesazhi i ekspertëve për investitorët është: Fokusohuni tek bizneset që gjenerojnë fluks të rregullt parash, mbijetojnë pa subvencione dhe shmangni investimet e varura nga politika!
Leksionet që nxorrëm nga përmbytjet/ Cilat janë 3 masat që duhet të merren për bujqësinë?
Përmbytjet nuk janë më një ngjarje e jashtëzakonshme, por një sfidë që po përsëritet vit pas viti. Ato lënë pas toka të mbuluara nga uji, prodhim të humbur......
Marketingu 2026: Sfida e inteligjencës artificiale/ Ekspertët: Algoritmet po prodhojnë volum dhe jo vlerë
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale. Kështu vlerëson një......
Rregulla të reja për tregjet e peshkut- Pr.ligji/ Produktet do të shoqërohen me origjinën dhe kategoritë
Qeveria do të vendosë rregulla të reja për tregjet e produkteve të peshkimit, duke krijuar një mekanizëm të qartë për funksionimin e tij, sipas standardeve......
2025, vit rekord për pagesat në euro me AIPS/ Shënon rritje dyshifrore në numër dhe vlerë transaksionesh
Sistemi AIPS–EURO ka shënuar një vit rekord në 2025, si në numrin ashtu edhe në vlerën e transaksioneve të kryera nga klientët bankarë. Sipas të dhënave......
Rama me deputetët e PS : Po ndodh diçka tërësisht e re, shteti po merr pjesë në sipërmarrje
Në Shqipëri po ndodh dicka për herë të parë: Shteti po e rrit praninë e tij në sipërmarrje. Kështu u tha kryeministri Rama deputetëve socialist në fjalën......
Cilësia e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE rishikon treguesit, nga numri e kohëzgjatja e ndërprerjeve, te koha e riparimit të defekteve
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për rishikimin e treguesve dhe kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së......
Festat e Nëntorit “nxitën” turizmin ndërshqiptar/ Mbi 22 mijë shqiptarë të Kosovës u akomoduan në vendin tonë
Sipas të dhënave të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për muajin Nëntor 2025, rreth 9,700 vizitorë nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë, duke realizuar......
Negociatat/ Shqipëria i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet - Rama: Fazë të ndërmjetme pas anëtarësimit për plotësimin e kriterit të sigurisë ushqimore
Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, por duke kërkuar që disa prej kushteve të anëtarësimit, si për shembull plotësimi i......


