Raporti i Stabilitetit Financiar: Në gjashtëmujorin e dytë 2025 fitimi i bankave ishte në rënie

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar, një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga BSH. Sipas këtij dokumenti vlerësimi i bërë për ekonominë dhe financat e vendit si edhe rekomandimet për të ardhmen janë si vijon:
“Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar u përshpejtua, me kontribut kryesor nga rritjet e depozitave dhe të kapitalit, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv dhe disi më i ulët se ai i një viti më parë. Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës, tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara. Megjithatë, mbetet e nevojshme që bankat të forcojnë sistemet e tyre të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve, të testojnë rregullisht rezistencën ndaj tyre, si dhe të ruajnë nivelet e përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë.
Zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale mbeti e kujdesshme dhe pesha e borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vijoi të bjerë. Presionet inflacioniste kanë mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë e lartë që paraqesin aktualisht zhvillimet ndërkombëtare. Në këto kushte, mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike dhe financiare të autoriteteve publike dhe veprimet e pjesëmarrësve të tregjeve të synojnë ruajtjen e rezervave financiare dhe drejtimin me efektivitet të investimeve të tyre”.
“100 lekë/litër kompensim për karburantin” - Shoqatat e transportit: Riaktivizoni skemën e mbështetjes. Karakaçi: Po e shqyrtojmë
Riaktivizimi i skemës së mbështetjes, përmes kompensimit 100 lekë/litër është një nga masat që po shqyrtohen nga qeveria, për të mbështetur sektorin e......
Investimet e huaja, në filtër - Ibrahimaj: Bord ndërministror për sektorët kritikë
Investimet që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian në fushën e medias dhe të mbrojtjes do të shqyrtohen nga një bord ndërministror. Lajmin e bëri të......
Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të stresit të ujit? Burimet e bollshme dhe popullsia e vogël e mbajnë vendin larg krizës
Në disa vende të botës, përdorimi i ujit shpesh e tejkalon sasinë që natyra ofron. Sipas të dhënave të FAO, disa shtete përjetojnë stres të lartë të ujit, i......
“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin” - Reforma e inspektimeve, Sula: Ligji është përafruar me BE
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një tryezë me inspektoratet e varësisë. Në fjalën e tij, Sula tha se synohet përmirësimi i standardeve......
Ibrahimaj: Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit......
Gati ndërtimi i nënstacionit të ri në qendër të Tiranës - Financim i BERZH prej 22,5 mln euro në kuadër të programit “Green Cities”
Në qendër të Tiranës pritet të ndërtohet një nënstacion elektrik nëntokësor 110/20kV, që do të garantojë sigurinë dhe të jetë i qëndrueshëm me energji......
Bizneset kërkuan më shumë para’ për prona/ Likuiditeti dhe pasuritë e paluajtshme dominuan huamarrjen
Bizneset në Shqipëri e nisën vitin 2026 duke u financuar kryesisht për nevoja afatshkurtra likuiditeti dhe për pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të......
India nis regjistrimin e popullsisë dhe banesave - Sipas vlerësimeve numëron mbi 1,4 mld banorë
India, kombi më i populluar në botë, do të kalojë një vit duke kryer regjistrimin e popullsisë, i cili është vonuar shumë, pas një vonese prej gjashtë vitesh......


