Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2024, 17:50

Raporti i SIGMA: Administrata publike shqiptare, profesioniste dhe transparente, Shqipëria lider rajonal

Nga Diamila Leka

Raporti i SIGMA: Administrata publike shqiptare, profesioniste dhe

“Shqipëria mbetet lider rajonal në funksionimin e administratës publike në pesë nga gjashtë fushat tematike, veçanërisht në menaxhimin e financave publike, menaxhimin e shërbimit civil dhe burimeve njerëzore, si dhe në zhvillimin dhe koordinimin e politikave për reformën në administratën publike,” shkruhet në raportin “Parimet e Administratës Publike” nga SIGMA.

SIGMA vlerëson që rekrutimi në administratën publike shqiptare kryhet i bazuar në meritë dhe transparencë, dhe se rritja e pagave e ka bërë shërbimin civil më tërheqës.

Në drejtim të garantimit të llogaridhënies dhe mbikëqyrjes në sektorin publik, SIGMA vë në dukje se transparenca ka shënuar përmirësime, duke përfshirë konsultimet publike dhe qasjen në informacion ndërsa mekanizmat e mbikëqyrjes janë përforcuar.

“Shqipëria ka shënuar progres në krijimin e një kornize ligjore të qëndrueshme për aksesin në informacionin zyrtar, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një autoritet efektiv në garantimin e trajtimit të kërkesave për informacion.” shkruhet në raportin monitorues të SIGMA.

Sa i takon fushës së vlerësimit për digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike, administrata publike ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim.

Në raport thuhet se Shqipëria ka përparuar në digjitalizimin e shërbimeve publike, ku 95% e shërbimeve janë tashmë të disponueshme përmes platformës e-Albania, duke përmirësuar aksesin online të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Sipas raportit, legjislacioni për Prokurimin Publik është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, falë ndryshimeve të mëtejshme ligjore të 2024 që rrisin transparencën, konkurrencën dhe përdorimin e mjeteve digjitale si prokurimi elektronik.

Në gjetjet e raportit të SIGMA evidentohet gjithashtu se krijimi i Operatorit Qendror të Blerjeve ka përmirësuar prokurimet e centralizuara, teksa Komisioni i Prokurimit Publik ka reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme për trajtimin e ankesave.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat