Rama zyrtarizon datën e negociatave: Më 26 maj vuloset faza finale me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian do të vulosë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe do të hapë fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim të plotë. Kreu i qeverisë e quajti këtë zhvillim si "shënimin e shënimeve", duke sqaruar se ky vendim vjen pas ballafaqimit pozitiv me Komisionin Europian për detyrat e kryera nga Shqipëria.
Nga ana tjetër, Rama nuk i ka kursyer kritikat e ashpra ndaj aksionit dhe retorikës së opozitës në Tiranë, duke i akuzuar se u përpoqën ta dëmtonin imazhin e vendit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë përmes protestave dhe lobimeve bllokuese në Europë.
"Ndërkohë që 'molotovarët' e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës... duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane," u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, përkundër pretendimeve të opozitës se rruga europiane ishte e bllokuar dhe qeveria e izoluar, Shqipëria ia doli të triumfojë.
"U gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari. Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar," deklaroi Rama.
Rama nga Tokio: Shqipëria ka fituar një respekt që dikur nuk imagjinohej/ Takime në Seul dhe Japoni për teknologjinë dhe AI
Përmes një komunikimi nga Tokio, në përmbyllje të një vizite zyrtare në Japoni dhe pas një ndalese në Korenë e Jugut, Kryeministri Edi Rama ka bërë një......
DPSHTRR promovon kulturën e drejtimit të sigurt/ Bajraktari: Gara “Best Young Driver” model për sigurinë rrugore
Në ditën e tretë të Automotive Fair Albania, u zhvillua gara midis drejtuesve të rinj të mjeteve. Në këtë garë morën pjesë mbi 20 të rinj nga mosha 18-26......
SHBA rrit fokusin në Ballkanin Perëndimor/ Siguria dhe energjia, në qendër të strategjisë. Shqipëria, partner kyç
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport të ri për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përmendet si një nga partnerët më......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta zbret në 195 lekë/l
Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 2 lekë/le këtë të shtunë, duke e çuar në nivelin e 195 lekë/l. Çmimi i ri hy në fuqi nga ora 13:20 dhe do të......
BE miraton paketën e tretë të asistencës ushtarake për Shqipërinë, 21 mln euro për Forcat e Armatosura
Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të mekanizmit “European Peace Facility”.......
“Buxheti familjar”, mes mbijetesës dhe kursimit/ Bajraktari: Kursimi duhet të nisë sapo merret paga
Çdo fillim muaji për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare nis me të njëjtin ritual, një llogari e shpejtë me mendje për të parë nëse paratë e fituara do......
Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin
Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës......
Amerikanët përgatiten për udhëtime të kushtueshme/ Kostot e karburantit, pranë niveleve më të larta shumëvjeçare
Çmimet në rritje të benzinës dhe një krizë e afërt me karburantin nga lufta në Iran nuk po i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë me makinë, ndërsa sezoni veror......


