Rama viziton Qendrën e Ekselencës Kibernetike të NATO-s në Estoni: Nga sot pjesë edhe Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Estoni, së bashku me delegacionin shqiptar vizituan Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku u takua me drejtuesit e qendrës dhe u njoh me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se nga dje Shqipëria “është anëtare e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale”.
Sipas kreut të qeverisë “qendra përfaqëson një platformë bashkëpunimi dhe ekspertize mes vendeve aleate të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike”.
Anëtarësimi i Shqipërisë u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e CCDCOE, ku vendi ynë iu bashkua qendrës së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar të ekspertizës në mbrojtjen kibernetike.
Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të NATO-s në përballjen me kërcënimet dhe sfidat në hapësirën kibernetike.
Pjesëmarrja në CCDCOE i krijon Shqipërisë mundësi për shkëmbim ekspertize, përfshirje në kërkime dhe analiza strategjike, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë dhe institucione të specializuara nga vendet aleate dhe partnere.
themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO, CCDCOE është një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kibernetike, e fokusuar në kërkimin shkencor, analizën strategjike, trajnimet profesionale dhe zhvillimin e praktikave më të mira për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike. Qendra organizon gjithashtu Locked Shields, stërvitjen më të madhe dhe më komplekse në botë në fushën e mbrojtjes kibernetike.
Ky anëtarësim forcon më tej pozicionin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe rrit bashkëpunimin me strukturat dhe ekspertët kryesorë të NATO-s në këtë fushë.
Studentët e huaj, a do qëndrojnë në Shqipëri? Dashi: Duhet strategji dhe lidhje e fortë universitet-biznes
Mbi 2 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin e studimeve të tyre. Megjithëse kjo tendencë shihet gjithnjë e më në rritje, efekti që do të japë......
Falja e detyrimeve doganore e tatitmore - Hyn në fuqi udhëzimi. Bizneset përfitojnë fshirje gjobash dhe kamatëvonesash
Ka hyrë në fuqi udhëzimi për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e......
Investimet për rrjetin e ujërave të ndotur - Hapet tenderi 1 mld lekë për Dibrën, përfshihet dhe impiant trajtimi
Me një fond limit prej rreth 1 mld lekë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Dibër ka hapur tenderin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave......
400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit
Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të......
Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit
Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të......
Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve
Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por......
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......


